Rreth 250 shtëpi nën ujë në Dajç, Liqeni i Shkodrës arrin kuotën maksimale

Rreth 250 shtëpi nën ujë në Dajç, Liqeni i Shkodrës arrin kuotën maksimale

Sipërfaqja e përmbytur në Shkodër ka shkuar në 2685 hektarë si pasojë e reshjeve të shumta të shiut që kanë rënë gjatë ditëve të fundit dhe prurjeve nga lumenjtë. Liqeni i Shkodrës është mbi kuotën maksimale duke shënuar 8.83 metër. Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.51 m. (Kuota max 6.30 m) dhe hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 7.12m. (Kuota max 7.50 m). Lumit Kir gjithashtu ka prurje të shumta.

Rruga e Obotit është e kalueshme me vështirësi me mjete të larta pasi niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 1.15 m. Rruga që lidh fshatrat Shirq-Darrgjat është e bllokuar pasi ka prezencë uji me mbi 1 metër. 250 shtëpi janë të rrethuara nga uji në Dajç. Kemi prezencë ujit në rrugët e brendshme të fshatrave Shirq dhe Mushan. Gërryerja e tokave bujqësore vijon nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës dhe fshati Bërdicë e Sipërme.

Njoftimi i plotë:

Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 29.01.2021,ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë: Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.51 m.(Kuota max 6.30 m). Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30,shënon kuotën 8.83 m.(Kuota max 8.70 m). Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 7.12m. (Kuota max 7.50 m). Lumit Kir ka prurje të shumta.

Bashkia Shkodër

Sipërfaqe totale e përmbytur 2685 Ha

1. Tokë e pakultivuar 588 Ha

2. Foragjere të dyta, jonxhe 1890 Ha

3. Grurë 110 Ha

4. Bimë Dekorative 67 Ha

5. Pemtore 27 Ha

6. Sera 3 Ha

Nj.A. Ana e Malit

1. Rruga e Obotit është e kalueshme me vështirësi me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 1.15 m.

2. Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit.

3. UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë

4. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1160 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

• Tokë e pakultivuar 220 Ha

• Foragjere të dyta, jonxhe 880 Ha

• Grurë 25 Ha

• Pemtore 25 Ha

• Bimë dekorative 7 Ha

• Sera 3 Ha

Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1200 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatratMushan,Shirq,Suka-Dajç, Darragjat, Pentar), nga të cilat:

• Tokë e pakultivuar 290 Ha

• Foragjere të dyta, jonxhe 775 Ha

• Grurë 75 Ha

• Bimë dekorative 60 Ha

2. Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar. Ka prezencë uji me mbi 1 m

3. 250 shtëpi janë të rrethuara nga uji.

4. Kemi prezencë ujit në rrugët e brendshme të fshatrave Shirq dhe Mushan.

Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 90 Ha. Kryesisht fshatrat Baks i RI, Luarz, Ças.

• Tokë e pakultivuar 30 Ha

• Foragjere të dyta, jonxhe 60 Ha

Nj. A. Guri i Zi

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 180 Ha, konkretisht në fshtrat Trush, Berdicë e Siperme, Berdicë e Madhe.

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

• Te pakultivuara 40 Ha

• Foragjere të dyta, jonxhe 130 Ha

• Grurë 10 Ha

Nj.A.Rrethinat

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 55 Ha, në fshati Zues (tokat në fushën e Oblikës)

• Tokë e pakultivuar 8 Ha

• Foragjere të dyta, jonxhe 45 Ha

• Pemtore 2 Ha

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy