“Reality show, nuk merren në këtë lloj mënyre votat”, Rama i përvishet komentuesit: Ti tregoj unë si merren…

“Reality show, nuk merren në këtë lloj mënyre votat”, Rama i përvishet komentuesit: Ti tregoj unë si merren…

Postimi i radhës i kryeministrit Edi Rama ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetin social "Facebook".

Kreu i qeverisë ishte për drekë në familjen e Osman Rexhës në fshatin Shushicë të Elbasanit.

Komentuesit kanë akuzuar numrin 1 të qeverisë se ai po bën vetëm show në prag të zgjedhjeve, se zgjedh zona që mund të ekspozohen, ndërkohë që të tjera zona janë në mjerim e me radhë.

Ja replikat e Ramës me komentuesit

Komentuesi: Z.kryeminister dil dhe i xhiro knej nga periferia elbasanit si pershembull nga banesat se jemi si ne Afganistan ju befte mire dreka

Rama: Vilma nuk behen ne 3 vjet e gjysem gjithe cfare u rrenuan ne 25, keshtu qe durim dhe pune sepse ka ende shume per te bere edhe ne Elbasanin ku eshte bere me shume ne 3 vjet e gjysem se ne 25 vjet bashke! 

Komentuesi: reality show, asgje me shume! Nuk meren me kete lloj menyre votat.

Rama: Edgar votat e di une me mire se sa ti si merren sepse u bene vite qe marr vota, po kjo ketu s’ka hic lidhje me votat qe ta dish ti edhe pse nuk do ta besosh

Komentuesi: Nuk po shohim ndonje gje hajde ne Lushnje te shohesh Bujqesi me forcat tona jo me ndihma

Rama: Kam qene ne Lushnje Dritan dhe e di mire si ka qene, si eshte dhe si do te behet

Komentuesi: Kjo eshte si ajo perralla me Shqiperine socialiste ku te gjithe jetojne te lumtur

Rama: Jo Gerta kjo eshte Shqiperia reale e njerezve qe punojne, prodhojne, jetojne me sakrificat e punes se tyre te ndershme, prandaj respekt per keta njerez, jane shumica derrmuese e shqiptareve keshtu ta dish

Komentuesi: Gju me gju me popullin,ishte ajo thenja e dikurshme,e din ti se kush ishte aj burri!! Shko andej ka Torovica e ha nje drek Shoku Kryminister,por te shkosh me helikopterr se rrug nuk ka!!!

Rama: Ka edhe zona te tjera ku nuk ka rruge Gjin, prandaj duhet te vazhdojme se bashku punen e nisur sepse ne 3 vjet e gjysem nuk rindertohet dot gjithcka u shkaterrua ne 25! 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy