Putin: Perëndimi po destabilizon Ballkanin (VIDEO)

Putin: Perëndimi po destabilizon Ballkanin (VIDEO)

Në vigjilje të një vizite në Beograd, presidenti rus, Vladimir Putin, fajëson Perëndimin për destabilizimin e Ballkanit, duke kthyer kështu mbrapsht një akuzë që shpesh është lëshuar në drejtim të tij.

“Sa i përket situatës në Ballkan, një faktor destabilizues është politika amerikane dhe ajo e disa vendeve të tjera perëndimore, që synojnë të forcojnë dominimin e tyre në rajon”, i ka thënë Putin gazetës serbe “Vecernje Novosti”.

Më parë, Putin e ka akuzuar Perëndimin se po ushtron presion mbi Maqedoninë dhe Malin e Zi (kandidat për në NATO), kundër vullnetit të popujve të tyre.

“Përpjekjet e NATO-s për t’u zgjeruar në rajon po kthehen në vija të reja ndarëse për kontinentin europian”, i ka thënë ai gazetës “Politika”.

Edhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, e ka vënë në dyshim legjitimitetin e referendumit për ndryshimin e emrit të Maqedonisë, i cili i jep fund kontestit shumëvjeçar me Greqinë.

“Nuk kundërshtojmë emrin e ri, por vëmë në pikëpyetje gatishmërinë e SHBA-ve për të drejtuar vendet e Ballkanit drejt NATO-s sa më shpejt dhe për të larguar çdo influencë ruse që andej”, ka thënë Lavrov.

“Nuk mund të biem dakord me ata që thonë se Rusia nuk ka vend në Ballkan”, ka shtuar ai. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy