Vdekja e 32-vjeçarit në duart e policisë, Dyrmishi: Ka shumë dritëhije, Dhuna problem kulturor i trashëguar

Vdekja e 32-vjeçarit në duart e policisë, Dyrmishi: Ka shumë dritëhije, Dhuna problem kulturor i trashëguar

Eksperti i sigurisë, Arjan Dyrmishi në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka deklaruar lidhur me vdekjen e Lear Kurtit se policia e shteti ka një problem të trashëguar me përdorimin e forcës dhe kjo lidhet dhe me faktorët kulturorë të shoqërisë sonë që e pranon forcën si mjet.

Ai tha se shoqëria po ta shohësh në përgjithësi është dhe vetë ajo që e kërkon po të nisemi nga dënimi me vdekje për një ngjarje të caktuar.  Sipas tij, avokati popullit duhet të verifikonte së pari nëse është ushtruar dhunë dhe fakti që kjo nuk përmendet fare, ai e përdor për të si anormalitet.

Institucionalisht tortura nuk preket dhe gjëja e parë që duhet të bënte avokati popullit kjo është, të hetonte nëse ka pasur elementë të torturës. Është raporti që është përmendur, por ne kemi një problem kulturor strukturor sesi policia i qasen kompetencës për të përdorur forcë për ushtrimin e detyrës. Mjeti kryesor që përdorim është forca dhe këtu kthehemi te rasti në fjalë që duhet parë në mënyrë të detajuar çfarë ka funksionuar dhe çfarë jo. Mendoj se duhet të kishte pasur tashmë një hetim parlamentar për shkaqet e kësaj ngjarje. Do duhet të kishte një iniciativë që unë e lidh me njëlloj tolerance, s’kemi një sensibilitet, nqs ne kemi gjithë këto institucione që nuk i qasen këtij problemi që është i trashëguar.  Kjo mendoj se lidhet dhe mosnjohjen dhe mos qëndrimin sistematik në raport me qëndrimin e institucioneve. Ka shumë analistë të diskursit sesa analistë se çfarë roli dhe funksioni ka. Kryeministri s’mund të marrë dhe cojë këtë para drejtësisë sepse nuk është detyrë e tij. Duhet që policia vetë të ekzaminojë se çfarë ka ndodhur me punën e saj. Në këtë rast ky është një mosfunksionim sepse policia  duhet të kishte mbajtur qëndrimin e saj në të gjithë këtë.

Më tej ai theksoi se kjo ngjarje ka shumë dritëhije në mënyrën sesi janë prezantuar të dhënat.

Vetë raporti i prokurorisë ka fjalë tepër ambigue, thotë qëndronte përpara një biznesi ku veprimet e të cilit ngjallni nevojën për verifikim, por çfarë do të thotë kjo? Përsh. kjo është një mënyrë për justifikim. Kjo duhet të jetë subjekt i një hetimi, por institucionet e ngarkuara me këtë detyrë po hezitojnë për ta verifikuar këtë fakt.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy