Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale në Francë partia e ekstremit të djathtë e Le Pen fitoi të pakten në gjashtë rajone nga 13 rajone gjithsej.
Fronti Nacional i Marine Le Pen, është një parti e ekstremit të djathtë që kundërshton imigracionin. Duke iu drejtuar përkrahësve, Marine Le Pen tha se nga zgjedhjet e së dielës ka dalë një rezultat i mrekullueshëm, që provon se Fronti Nacional është partia e parë në Francë. Këto zgjedhje shihen si një test për mbështetjen e publikut ndaj qeverisë, në përgjigje të sulmeve të 13 nëntorit.
Fronti Nacional ka marrë rreth 40%. të votave, republikanët e Sarkozy renditen ne vendin e 2 me 26.89%, dhe të tretët renditen socialistët e presidentit Francois Hollande me 23% të votave
Ndërsa Raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet një javë më pas, më 13 dhjetor.



