Mbyllet Konventa, Vasili kryetar i LSI-së, Monika Kryemadhi zv/kryetare, ja çfarë tha kryetari i ri

Mbyllet Konventa, Vasili kryetar i LSI-së, Monika Kryemadhi zv/kryetare, ja çfarë tha kryetari i ri

Ilir Meta nga sot nuk do të jetë më kryetari i LSI, pas 13 vitesh drejtim të kësaj force politike. 

Konventa e Kombëtare e LSI ka zgjidhur kryetar të saj, Petrit Vasilin dhe zv/kryetare të kësaj force politike  Monika Kryemadhin.

Ndryshimet në drejtimin e LSI u bënë pas zgjedhjes së Ilir Metës President të Republikës. 

Petrit Vasili në fjalën e tij tha se qëllimi i vetëm i tij është që LSI të dalë forcë e parë politike.

“Sot nuk u fsheh dhe po iu flas me zemër në dorë… Është e qartë që nuk ka sallë që na mban. Duhen fusha të gjera. LSI ka të drejtë të thotë që do të jemi forcë e parë. Forcë e parë, s’kemi ça bëjmë tjetër. LSI kjo është kryefjala jonë. Pas kaq vitesh, kam nderin që të jem në këtë foltore. Në këtë sallë, është e gjithë historia jonë. Kemi përballuar dhimbjen e padrejtësisë. Pa rininë është një Shqipëri e vdekur. LSI që nuk ka limite, që do të jetë forcë e parë. Është një moment që bënë të qartë për çdo shqiptar se kush është forcë e përgjegjshme politike.”- ka thënë Vasili.

Vasili ka komentuar edhe zgjedhjen e Ilir Metës si President.

“Ilir Meta nuk ishte ai që u zgjodh President por ishte Presidenca që e kërkoi në këtë moment të vështirë politik. Me Metën President dhe me LSI forcë e parë do të ecet përpara”, deklaroi Vasili në fjalën e tij para simpatizantëve të LSI.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy