
Laburistët po bëjnë thirrje për një "hetim të plotë" të ish-ministrit të Shëndetësisë Matt Hancock mes pretendimeve se ka përdorur llogari private Gmail, pasi një ministër i kabinetit pranoi se sjellja e tij mund të ketë kërcënuar sigurinë e komunikimeve qeveritare private.
Hancock kishte përdorur një llogari jozyrtare që nga Marsi i vitit 2020, shkruan Independent.
I pyetur nëse veprimet e Hancock ishin një "çështje e madhe sigurie" sekretari i drejtësisë ka deklaruar se "Kjo është arsyeja pse mendoj se është e rëndësishme që ne të përdorim sistemet me të cilat jemi të pajisur".
Ndërkohë, Angela Rayner ka deklaruar se Laburistët po kërkojnë "transparencë dhe një hetim të plotë në lidhje me këtë çështje".



