Arratisjet e të burgosurve/ Macaj: Duhet shkundur sistemi nëse duam siguri në burgje (VIDEO)

Arratisjet e të burgosurve/ Macaj: Duhet shkundur sistemi nëse duam siguri në burgje (VIDEO)

Kreu i Sindikatës së Shërbimeve Policore, Valentin Macaj në një intervistë për MCN u shpreh se tentativa e arratisjes së të burgosurve janë një problem dhe për këtë duhet të bashkëpunojnë disa sektorë në mënyrë që të garantohet siguria e institucioneve.

Sipas tij është e nevojshme që sistemi të “shkundet” dhe të ketë një reformë në kupolën e policisë pasi çështja e sigurisë së të burgosurve është një çështje e rëndësishme për të gjithë.

Sipas Macajt tentative e djeshme e Bledar Selmanajt nuk ka të bëjë me emërimin e drejtorit të ri të burgjeve, pasi sipas tij kjo situatë “kaotike dhe monopoli” ishte krijuar prej kohësh.

“Nuk është rasti I parë I tentativës së arratisjes, para disa vite kemi pasur rastin e Korçës si dhe në verë dy të burgosur që sot janë në 41 Bis, të Pjetrit dhe Cekajt. Problemi është se duhen disa sektorë të bashkëpunojnë për të garantuar sigurinë e institucioneve. Çdo I burgosur 20 herë në ditë mendon arratisje, ndërsa polici mendon si ti mbajë brenda.

Ishte krijuar një situatë monopol e kaotik që me shkarkimin e Ismailit. Nuk mund të arrijë një përfundim se ka të bëjë me drejtuesit e ri, por më shumë më nxit se policia e burgjeve funksionon dhe pse thash që kemi një situatë të tillë se nuk ka reformë. Sistemi duhet shkund nëse duam siguri të pranueshme. Sepse kjo është diçka që I intereson shoqërisë. Duhet reformë në kupolën e policisë.

Ka 3 vjet që janë marrë policë të rolit bazë e të mesëm që janë marrë nën kapacitetin normal të formimit. Kjo ka të bëjë me seriozitetin e qeverisë për të menaxhuar sigurinë. Punonjësit e policisë jashtë kanë një % më të lartë se policët e rendit. Nga 2018 deri më sot kemi patur realizime max, deri tani ka vetëm llafe për rritje.”, u shpreh Macaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy