Qyteti i Gjirokastrës po përballet me një valë të rëndë infektimesh, ndërsa si pasojë e kësaj janë mbyllur disa nga institucionet në këtë qytet. Sipas informacioneve, mësohet se ISHSH Gjirokastër ka bërë mbyllje të pjesshme deri në një njoftim të dytë të Bashkisë.
Mbyllja e Bashkisë Gjirokastër vjen pasi, disa punonjës kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Së fundmi, në bashki kanë rezultuar pozitivë shtatë punonjës. Ky numër i të infektuarve ka sjellë edhe mbylljen e institucionit. Ndërkohë, kujtojmë që muajin e kaluar edhe kryetari i Bashkisë, Flamur Golemi rezultoi pozitiv me COVID-19.
Ndërkohë, si pasojë e shtimit të rasteve me covid, është mbyllur edhe zyra e ADISA, dy banka të nivelit të dytë dhe një fabrikë prodhimi ushqimor.



