"Djajtë" e Tasmanisë lindin pas 3000 vitesh

"Djajtë" e Tasmanisë lindin pas 3000 vitesh

Një grup ruajtës, thotë se djajtë e Tasmanisë kanë lindur në pyjet e Australisë pas më shumë se 3000 vitesh.

Përmes një postimi në Instagram, organizata jofitimprurëse australiane “Aussie Ark” tha se 7 djajtë të Tansmanisë kanë lindur.

Grupi i ruajtjes bëri me dije lajmin në rrjetet sociale duke shkruar: "Ne kemi punuar pa u lodhur për 10 vite rresht për t'i kthyer djajtë në egërsinë e Australisë me shpresën se ata do të krijonin një popullsi të qëndrueshme .

"Kthimi i tyre varej plotësisht nga ata," shkruhej në postim. "Ne i kishim parë ata nga larg derisa ishte koha për të ndërhyrë dhe për të konfirmuar lindjen e tyre."

Djajtë e Tasmanisë u zhdukën në kontinent pas mbërritjes së “dingoes”, një specie qensh të egër, dhe u kufizuan vetëm në ishullin e Tasmanisë. Popullsia e tyre gjithashtu pësoi një goditje pasi “Devil Facial Tumor Disease”, një lloj kanceri, shkatërroi ata. Ekspertët thonë se DFTD vrau gati 90 përqind të popullsisë së tyre.

Sipas National Geographic , djajtë e Tasmanisë janë "gjitarë të zjarrtë" dhe kanë një shtresë lesh të trashë kafe ose të zezë, që u jep atyre pamjen e një të vogli të ariut.

Ata janë marsupialët më të mëdhenj mishngrënës në botë që arrijnë 30 inç në gjatësi dhe peshojnë deri në 26 paund.

Në shtator të vitit të kaluar, “Aussie Ark” kishte lëshuar 11 djaj Tasmanian në natyrë në Australi. Kjo do të thoshte se ishin 26 tashmë pasi më herët grupi kishte sjellë 15.

Vetëm muaj pas lëshimit të tyre në natyrë, djajtë e Tasmanisë janë riprodhuar me sukses. 

Aussie Ark pohon se në Tasmani, kanë mbetur vetëm 25,000 djaj në natyrë. 

Burimi: The Independent Përshtati: MCNtv.al

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy