“Metamorfoza 2”/ Rusta: Nuredin Dumani i tregoi Prokurorisë kodet e komunikimit në SKY, ja roli i të arrestuarve (VIDEO)

“Metamorfoza 2”/ Rusta: Nuredin Dumani i tregoi Prokurorisë kodet e komunikimit në SKY, ja roli i të arrestuarve (VIDEO)

Gazetari Arsen Rusta duke raportuar për MCN Live foli mbi hetimet në kuadër të “Metamorfoza 2”, ku SPAK është në aksion për zbërthimin e grupeve kriminale në vend. Rusta bëri me dije se përveç informacioneve të ardhura nga partnerët ndërkombëtarë, ka ndihmuar edhe dëshmia e Nuredin Dumanit, që zbuluar kodet e komunikimit në SKY Enkro chat. Rusta thotë se pas dekriptimit të kodit, janë ballafaquar deklarimet e Dumanit me provat, dhe ato përputhem me aktivitetet e grupit kriminal.  

Ish-shefi i Krimeve në Komisariatin nr.6, menjëherë pas arrestimit për llogari të SPAK është pezulluar nga detyra Bujar Ajezi Gërmizi, ish-efektiv i Forcave Speciale, i njohur si shok dhe mik i z. Breçani, nga ana tjetër Besmir Murati dhe Jonida Babameto. MCN Live është interesuar pranë Prokurorisë së Posaçme dhe gjyqtares Elsa Ulliri, e cila të paktën deri në këto momente ka një orar, është ora 14:00 kur do të bëhet vlerësimi dhe komunikimi i masave të sigurisë, por gjithçka mbetet për t’u parë nga kërkesat e avokatëve përfaqësues të interesave të klientëve të tyre të ndaluar, nëse do të kërkojnë apo jo kohë për t’u njohur me këtë material voluminoz, i cili momentin fillestar, ose ngjizjen e ka në prill të vitit 2023, dhe më 17 nëntor është konkluduar me një vendim gjykate i cili është ekzekutuar mbrëmjen e 20 nëntorit duke bërë ndalimin e 4 personave dhe shoqërimin e dy të tjerëve, ndërsa pjesa tjetër prej 5 personash rezulton se janë në kërkim.

Kreu i këtij grupi rezulton Ervin Mata, i njohur si biznesmen, i njohur me epitetin ‘boli’, i përfshirë në përplasjen me armë në 2018-ën në zonën e ish-Bllokut, por edhe i dyshuar për narkotrafik nga Amerika Latine. Roli i Breçanit në këtë grup të strukturuar kriminal është dytësor, por gjithsesi konsiderohet i rrezikshëm, për shkak se dyshohet se ka përkrahur autorët e krimit. Përveç materialeve të ardhura nga partnerëve ndërkombëtarë, ka qenë Nuredin Dumani që ka folur sërish. Rikthehet Nuredin Dumani, dëshmitar i drejtësisë, i cili ka zbuluar për Prokurorinë e Posaçme një prej kodeve të komunikimit në SKY Enkro. Më pas ajo, kur është dekriptuar, është ballafaquar me provat dhe deklarimet e Dumanit, përputhen me disa nga aktivitetet kriminale të këtij grupi, që kanë sjellë bindjen e gjykatës për të dalë me një masë sigurie, me një vendim prej 120 faqesh, që konsiderohet ende sekret, por ndoshta në orët në vijim do ta kemi. 

Sa i përket pjesës pasurore, me zbatimin e ligjit anti-mafia, përveç hetimit penal prokurorët kryejnë edhe hetimin financiar. Është një hetim që s’ka përfunduar. Në momentin e përfundimit të hetimit pasuror, nëse veprimtaria e ligjshme mungon, atëherë pasuritë kalojnë në sekuestro dhe konfiskim”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy