Operacioni i SPAK në Bashkinë Tiranë/ Rusta: Kompania 5D ka qarkulluar 20 milionë euro, po hetohen dhe persona të tjerë (VIDEO)

Operacioni i SPAK në Bashkinë Tiranë/ Rusta: Kompania 5D ka qarkulluar 20 milionë euro, po hetohen dhe persona të tjerë (VIDEO)

GJKKO ka firmosur dje 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës dhe biznesmenë, të cilët akuzohen për veprat penale, shpërdorim detyre, shkelje të barazisë së pjesëmarrjes në tendera dhe korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

Nga 9 masat e sigurisë të lëshuara nga GJKKO, tre janë ‘arrest në burg’ dhe gjashtë të tjera janë ‘detyrim paraqitje’.

Gazetari Arsen Rusta në një lidhje të drejtpërdrejtë me MCN Live tha se kompania 5D që më parë ka pasur emrin "Igor shpk" dhe më vonë "Vas Construction" ka qarkulluar afro 20 milionë euro.

Një hetim prej afro 3 vitesh nisur fillimisht kryesisht nga prokurori Klodian Braho dhe një kallëzim i depozituar nga Belind Këlliçi ka bërë bërë që këto dy procedime të bashkohen në një të vetëm. Gjyqtarja Rudina Palloi ka miratuar kërkesën e SPAK për 3 'arreste në qeli' dhe 5 'detyrim paraqitje'. Bëhet fjalë për ish-zyrtarë të bashkisë së Tiranës, bëhet fjalë për ish-kreun e IMT-së Mariglen Qato, ish-kreun e Ujësjellëskanalizimeve Redi Molla. Për Taulant Tushen ka një tjetër masë atë të konsideruar procedimi 5 D.

Eglantina Zëri është detyrim paraqitje, po ashtu edheEnton Punavia, Debora Keçi, Nestor Muhametllari, Julian Zanaj dhe Albano Janku.

Daton prej vitit 2015-2016 ku pronarët realë të një kompanie që fillimisht është regjistruar me emrin IGOR Shpk dhe më pas Vas Construction si përfundim kishte emrin 5D. Në këtë kompani që de facto kishte pronar Qaton dhe Mollën, por administrator Nestor Muhametllarin, institucionet i kanë dhënë 11 tendera në shkelje të ligjit, duke bërë shpërdorim detyre,  korrupsion aktiv dhe pasiv.

Përllogaritet një qarkullim parash në tendera publike dhe shërbime të kryera nga kjo kompani në afro 20 milionë euro. A janë tjetërsuar këto para? SPAK thotë se i ka hetimet e hapur. Ndërsa deri tani ka siguruar elementë të veprës penale.

Prokuroria po heton dhe për persona të tjerë të dyshuar.  Do të kemi shumë persona që mund të jenë lidhur ose mund të kenë dijeni që do të paraqiten në SPAK për të dhënë deklarime.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy