Cilësia e ajrit, shkak për 28 400 vdekje të parakohshme në 2019 në Ballkanin Perëndimor

Cilësia e ajrit, shkak për 28 400 vdekje të parakohshme në 2019 në Ballkanin Perëndimor

Një raport i Qendrës së Përbashkët Kërkimore për shqyrtimin e statusit të mjedisit dhe klimës në rajon është prezantuar ditën e sotme në Tiranë.

Sipas raportit Ballkani Perëndimor ka bërë disa përmirësime në përafrimin e monitorimit të mjedisit dhe klimës, si dhe në raportimin e legjislacionit me standardet e BE-së, por zbatimi është i parregullt.

Autorët paralajmërojnë se cilësia e ajrit në të është ende jashtëzakonisht e dobët. Të gjitha vendet partnere në rajon, ku disponohen të dhëna të besueshme, tejkalojnë mesatarisht kufirin maksimal ditor të grimcave.

"Kjo ka pasoja të rrezikshme sepse gjatë vitit 2019 në Ballkanin Perëndimor kanë vdekur parakohe 28 400 njerëz", thotë raporti.

Sëmundjet që shkaktohen nga ndotja janë kryesisht të lidhura me mushkëritë, por edhe me diabetin, sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru.

Raporti shqyrtoi gjithashtu gjendjen e dherave në rajon, me rezultate shqetësuese. Një e treta e gjithë tokës bujqësore mund të bëhet e papërdorshme nga erozioni ujor, ndërsa 45 % e saj është në rrezik shkatërrimi për shkak të erozionit të tokës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy