
Një xhami është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të së premtes në Shupenzë të Bulqizës. Në një lidhje telefonike me ‘MCN Live’ gazetari Juli Simoni ka raportuar për dëme të shumta materiale pasi është djegur komplet çatia dhe orenditë brenda objektit fetar.
Ai bënë me dije se nuk ka pasur besimtarë në momentin kur ka ndodhur ngjarja, ndërsa kanë qenë këta të fundit të pranishëm që kanë pikasur flakët pasi sapo kishin lënë ambiente e saj pas familjes së namazit dhe kanë lajmëruar zjarrfikëset.
Sipas tij dyshohet se zjarri është shkaktuar nga lënia ndezur e ndonjë ngrohëse, por nuk përjashtohet as mundësia ndonjë shkëndije elektrike.
Xhamia u përfshi nga flakët por fatmirësisht nuk pati të lënduar por vetëm dëme të shumta materiale. Zjarri kanë përfshirë katin e dytë sapo besimtarët kanë dalë jashtë saj pas faljes dhe për shkak të përbërjes së saj prej druri flakët janë përhapur shpejt, por kanë qenë besimtarët që kanë lajmëruar menjëherë shërbimin zjarrfikës.
Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga lënia ndezur e ndonjë ngrohëse apo për shkak të ndonjë shkëndije elektrike. Aktualisht jemi përballë faktit se xhamia ka dalë jashtë funksionit dhe duhet shumë punë për ta vendosur sërish në funksion.
Normalisht kjo ngjarje nuk është përjetuar aspak mirë nga ana e banorëve të cilët janë më tepër mysliman si komunitet duke qenë dhe në prag të bajramit ata nuk kanë ku të kryejnë ritualet e tyre fetare, por shpresojmë të rikuperohen dëmet për një kohë të shpejtë.



