Turqit luftojnë koronavirusin me armën e fshehtë: kolonjë

Turqit luftojnë koronavirusin me armën e fshehtë: kolonjë

Në Turqi, spërkatja e duarve me kolonjë ka qenë prej kohësh një ritual për një vizitë te berberi, një vakt në një restorant apo edhe një udhëtim me autobus.

Ajo shihet si një simbol i mikpritjes, si edhe një ndihmë për higjienën, në një vend për më tepër që i kushton shumë vëmendje të dyjave.

Tani, kolonja turke gjendet pothuajse në çdo familje, qoftë në frigorifer apo dollap.

Ajo po kërkohet aq shumë si një armë në luftën kundër koronavirusit.

Shumë nga turqit besojnë se kolonja, e cila ka një përmbajtje të lartë të alkoolit, luan një rol efikas për mbajtjen e duarve dhe fytyrës të pastër, ndërsa në të njëjtën kohë largon edhe rrezikun e Covid-19.

Në dyqanet e kolonjës, në tregun e mbushur me erëza të Stambollit, janë vënë re radhë të gjata njerëzish, pak para se Turqia të konfirmonte rastin e parë me koronavirus.

Kurse tani dyqanet dhe farmacitë kanë vendosur tabela që lajmërojnë se kolonja është shitur.

Qytetarë të shumtë shihen rrugëve duke spërkatur me kolonjë duart, ndërsa shoferët e taksive klientëve të tyre ia ofrojnë ca pika gratis.

Një shoqatë në qytetin veriperëndimor të Izmirit shpërndau kolonjë dhe bukë falas për të moshuarit.

Shitja

Eyup Sabri Tuncer, një prodhues tradicional i kolonjës tha se ka marrë mijëra porosi gjatë javëve të fundit.

“Në mënyrë që të kemi një shpërndarje sa më të sigurtë tek klientët tanë, ne kemi pezulluar përkohësisht porositë në internet”, i tha AFP zyrtari i kompanisë Atilla Ariman.

Shishet e kolonjës filluan të bliheshin masivisht që kur ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca u kërkoi popullit turk që të përdorin kolonjën si një dezinfektant alternativ për duart, si një masë higjienike kundër virusit.

Ilyas Gocdu, një përdorues i rregullt i kolonjës, deklaroi se tani po e përdor kolonjën tri herë më shumë se më parë.

“Unë besoj se kolonja është një dezinfektant efektiv kundër mikrobeve, pasi përmban sasi alkooli”, tha ai.

Në Turqi kërkesa për kolonjë dhe dezinfektant të tjerë është aq e madhe, deri sa ka krijuar një treg të zi. Policia e Stambollit javën e kaluar bastisi një fabrikë prodhuese dezinfektantësh dhe konfiskoi produktet e krijuara.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan deklaroi se maskat e fytyrës dhe kolonja do të shpërndaheshin falas për personat 65-vjeç e lart.

Turqia, deri më tani, ka regjistruar 37 vdekje të lidhura me koronavirusin dhe 1, 529 raste të infektuar me Covid-19.

Një dezinfektues i mirë i duarve?

A ekziston besimi se kolonja është efektive kundër koronavirusit bazuar në shkencë?

Profesori Bulent Ertugrul, anëtar i bordit të Shoqatës Turke të Mikrobiologjisë Klinike dhe Sëmundjeve Infektive, tha se alkooli mund të shkatërrojë membranën e jashtme të koronavirusit.

Meqenëse alkooli është një pastrues i mirë, ai e shkatërron këtë zarf lipidik”, tha ai.

Ertugrul, theksoi gjithashtu se mbrojtja më e mirë kundër koronavirusit të ri është larja e duarve pas kontaktit me mjedisin.

Duke theksuar se nëse sapuni dhe uji nuk janë të disponueshme për momentin, përdorimi i një dezinfektuesi për duart që ka të paktën 60 përqind alkool në përbërjen e tij, mund të ndihmojë.

Sipas tij, kolonja i përshtatet këtyre llogarive.

 “Siç e dimë, kolonja përmban të paktën 70 përqind alkool dhe kjo është arsyeja pse ajo mund të jetë një dezinfektues i mirë për duart kundër virusit Covid-19”, tha profesor Ertugrul.Fulya Ozerkan, AFP/ 

 

 

    

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy