Detaje të reja për vrasjen te gjykata/ Si e mbajtën nën vëzhgim viktimën babë e bijë (VIDEO)

Detaje të reja për vrasjen te gjykata/ Si e mbajtën nën vëzhgim viktimën babë e bijë (VIDEO)

Dalin detaje të reja në lidhje me vrasjen e dy ditëve më parë të Kudret Saliajt në afërsi të Gjykatës Civile të Tiranës. Mexhit Picari dhe e bija Dhurata Saliaj, mbajtën në vëzhgim për më shumë se 30 minuta para vrasjes, të gjitha lëvizjet e Kudret Saliajt. Babë e bijë, të arrestuar pak orë pas ngjarjes, kanë bërë deklarata kontradiktore para hetuesve, duke mos qenë koherentë në deklarime, edhe pse tashmë është provuar se ata kanë qenë bashkëpuntorë në krim.

Fillimisht Picari ka deklaruar që në lokal ka qenë i ulur në një prej tavolinave i vetëm, përkundër nga deklarimet e Dhuratës, e cila ka deklaruar se ka qenë me të atin në tavolinë. Mexhit Picari është shprehur se kur po qëndronte në tavolinë është futur në lokal ish-dhëndri Kudreti, i cili sipas Picarit, është afruar dhe e ka ofenduar. Picari më tej është shprehur se ka nxjerrë armën për vetëmbrotje, të cilën e kishte pa karikator.

“E kam mbushur, kam vendosur karikatorin dhe më pas kam qëlluar në drejtim të dhëndrit”, është shprehur ai.

Kudret Saliaj ka qenë në ambientet e lokalit në shoqërinë e avokatit, që mbeti i plagosur me një plumb rikoshetë në shpatull, dhe të psikologes.

Avokati Adriatik Cama ndodhe i shtruar në spital, jashtë rrezikut për jetën, por plumbin që e ka marrë në afërsi të gjoksit akoma nuk i është hequr. Mjekët thanë se ai mban ende plumbin në shpatull dhe pritet që pas dy javësh t'i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Prokurori i gatshëm tha se është duke plotësuar të gjitha aktet për dërgimin e kërkesës në gjykatë, seanca pritet të zzhvillohet ditën e hënë. Prokuroria e Tiranës pritet të kërkojë për të dy, babë e bijë, masën e sigurimit personal "arrest me burg". Burimet bëjnë me dije se akuza për Dhuratën pritet të jetë ajo e bashkëpunimit në vrasje, pasi ka pamje filmike dhe prova që janë administruar nga akuza për vëzhgimin e viktimës nga dy të arrestuarit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy