Sarandë, plagoset me armë zjarri një 50-vjeçar

Sarandë, plagoset me armë zjarri një 50-vjeçar

Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Sarandë.

 

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4. 

 

Mësohet se i plagosuri është Thimjo Rubati. Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ai është nisur për në Tiranë me urgjencë. Rubati është me precedent penalë të mëparshëm për trafik fëmijësh. 

 

Ngjarja vjen një ditë pas një ngjarjeje tjetër kur ishte i përfshirë i biri i Rubatit. Andrea Rubati, 27 vjeç, është shpallur në kërkim së bashku me dy persona të tjerë, Antonio Lefteri dhe Engjëll Dalanaj, të tre me precedentë penalë, për dhunimin e policit Mihal Velço.

 

Policia po heton lidhjen mes dy ngjarjeve. 

Sarandë / Informacion paraprak

Rreth orës 21:15, në lagjen nr. 4, në Sarandë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri  para biznesit të tij, shtetasi Th. R., 50 vjeç. Ai është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

 

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive në zonë për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Nga të dhënat e para dyshohet se autorët kanë qenë dy persona me skafandra, të cilët janë larguar nga vendngjarja me motomjet.

 

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy