Balluku inspekton rrugët në Dardhë: Asnjë aks i bllokuar nga dëbora!

Balluku inspekton rrugët në Dardhë: Asnjë aks i bllokuar nga dëbora!

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, dhe drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, kanë kryer një insoektim mbrëmjen e sotme në zonën e Dardhës në Korçë, për situatën e krijuar nga reshjet e dëborës. Balluku është shprehur se deri më tani situata është menaxhuar si duhet, ndërsa thotë se po punohet edhe gjatë orëve të natës për të mbajtur të hapura rrugët nga dëbora.

Pavarësisht mirëmbajtjes që ne bëjmë, e cila është konstante dhe gjatë këtij viti, deri më tani nuk kemi pasur asnjë eksperiencë të rrugëve të bllokuara. Grupi i emergjencave në ARRSH funksionon totalisht. Jemi të gjithë në kontakt me njëri-tjetrin, bëjmë raporte të përditshme për të kontrolluar të gjitha zonat, por nga ana tjetër duhet thënë që duhet padyshim kujdes nga të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe çfarë është më e rëndësishme duhet që patjetër të përmbushin kushtet, gomat e dimrit, zinxhirët në të gjitha ato zona ku kërkohen. Po ashtu duhen respektuar të gjitha thirrjet e Policisë Rrugore dhe ARRSH-së për kushtet e motit në zona të ndryshme të Shqipërisë”, deklaroi Balluku.

Ministrja e e Infrastrukturës dhe Energjisë është shprehur se ditët në vazhdim do të ketë reshje të dendura dëbore dhe shiu dhe të gjitha grupet e ARRSH-së duhet të jenë gati për ta përballuar këtë proces sa më mirë, pa ndërprerje të qarkullimit në të gjitha akset e territorit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy