Ish-themeluesi i PD-së/ Hoxha: Sot PD nuk është partia që e kemi themeluar ne

Ish-themeluesi i PD-së/ Hoxha: Sot PD nuk është partia që e kemi themeluar ne

Njëri nga ish-themeluesit e PD-së në vitet’ 90, Zenel Hoxha, sot kryetar i Dhomës Britanike të Tregtisë, ishte i ftuari i radhës në edicionin e sotëm në “Arnautistan” të gazetarit Mustafa Nano, në MCN TV.  

Duke sjellur në memorie episode të themelimit të PD, në vitet ’90 ai hoqi një paralele më gjendjen e partisë në të cilën ndodhet sot, dhe u shpreh se kjo nuk është partia që ishte  dikur.

“Të gjithë bëmë historinë, sekonda ishte shekull, kënaqësi ishte me e madhe, ta lejmë modestinë pak, por pas 30 vitesh, kur kthejmë kokën pas, nuk jam i përlyer në asnjë lloj aspekti, për ta kujtuar atë periudhë me kënaqësi, Absolutisht sot, nuk është partia që kemi themeluar ne.

Hoxha foli edhe lidhur me rikthimin e Sali Berishës dhe Foltores së tij, për të cilën u shpreh se ishte i paparashikueshëm

“ Secili prej nesh jemi në gjendje që të parashikojmë gjërat, por kjo ishte e paparashikueshme, Tentativa për tu rikthyer Berisha, sipër tij është një areolë.

Vështirë që të ketë zgjidhje në këtë situatë, kam përshtypjen se secili tenton të marrë atë plaçkën e vet dhe tenton të largohet. Po të ishte mirë, por që është e pamundur pak edhe për shkak të përfshirjes së Berishës, në këtë rast, se po të ishin grupimet tjera, mund të gjendeshin alternativa por sot është e pamundur që të gjendet rruga e mesme, që do të ishte largimi i të dyve, dhe një fillim të ri, ka djem të rinj që do të konkurronin. Ok, unë do ta përshëndesja atë tundimin që ndodhi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy