Vlorë, makina përplas këmbësoren dhe pak metra më larg përplaset me një tjetër mjet

Vlorë, makina përplas këmbësoren dhe pak metra më larg përplaset me një tjetër mjet

Një mjet tip “Volkswagen” ka aksidetuar një 66-vjeçare me iniciale I.S , në rrugën “Gjergj Kastrioti” në Vlorë dhe është larguar nga vendngjarja.

Ndërsa ka vijuar lëvizjen, në këtë aks rrugor, shoferi me iniciale A.L. pas disa metrash është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. C., 63 vjeç.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. L. u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme ndërkohë që dy tI plagosurit janë transportuar në spital.

Njoftimi i policisë: Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:40, shtetasi A. L., rreth 45 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, ka aksidentuar shtetasen I. S., rreth 66 vjeçe, këmbësore në rrugë.

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i aksidentit dhe ka vijuar lëvizjen, në këtë aks rrugor, ku pas disa metrash është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. C., 63 vjeç.

Shtetasja I. S dhe shtetasi B. C, janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. L. u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për këtë rast.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy