
Kriza në Katalonjë duket se po përkeqësohet çdo ditë e më shumë. Rajoni spanjoll këtë javë shtyu zgjedhjet për presidentin e ri, pasi gjykata më e lartë e vendit tha se udhëheqësi separatist Carles Puigdemont, i vetmi kandidat, ishte i papërshtatshëm për sa kohë që ai mbetet në mërgim në Belgjikë.



