Avokati Redon Meksi duke folur në MCN Live tha që Basha dhe Berisha e kanë mbaruar ciklin dhe nuk mund ta çojnë më PD-në drejt fitores.
Ai shton se PD duhet të reformohet nga zero, ose përndryshe do të vdesë. Meksi tha që reformimi nuk mund të bëhet nga lart, pasi do të përfundonte me një Lulzim Bashë të dytë.
Për pjesën e masës që është dhënë që mos komunikoj me askënd, është një absurditet nga ana e gjykatës. Në çastin e parë kishte një detyrim paraqitje dhe një marrje pasaporte. E vetmja arsye që iu dha masa Berishës ishte se mund të arratisej, jo se mund të priste provat apo se mund të kryente të njëjtën vepër, apo krim tjetër. Rëndesa e masës u bë sepse s’u respektua e para. Mjafton të kishte arrest shtëpie, nuk kishte pse të ndalohej komunikimi. Kjo është bërë me dashje besoj nga ana e gjykatës, për të bërë këtë tymnajën nga e dyja palët. Duhet të tregohemi të sinqertë me njerëzit. Berisha dhe Basha kanë mbaruar, e kanë bërë ciklin, nuk fitojnë dot më. Nuk fiton dot më PD me Berishën, as me Bashën, as me të dy bashkë sikur të bashkohen. PD duhet të reformohet nga zero ose do vdesë. Shpresoj që të nisë një reformim i PD dhe do nisë nga ne. Shpresoj që kjo të bëjë edhe bashkimin e bazës poshtë”.
Meksi shtoi se nëse ky reformim udhëzohet nga Kryesia e PD-së ekziston frika se mund jetë një “reformim i drejtuar” nga lart.
Unë kam gjithmonë frikën që po të bëhet reformimi me urdhër nga lart do përfundojmë me një Lulzim Basha të dytë. Më duket e vetmja alternativë nga poshtë-lartë. Baza duhet të bashkohet. Ne s’duhet të shpikim rrotën, rregullat si duhet të funksionojë një parti janë të qarta. Të kandidojnë të gjithë, znj.Malltezi, Berisha, por të jenë rregulla të qarta të lojës. Teorikisht lideri do kishte dalë edhe në mes të një partie jo demokratike. Por duhet të bëhet një garë dhe të dalë ai më i forti. Por pse të jetë vetëm një person, të jetë një grup personash. Nuk ka nevojë për kohë. Në 90-ën, në 92-shin, sa kohë iu desh PD-së. Berishën sot e mbështesin ata persona që nuk mbijetojnë dot pa Berishën. Për mua bazën s’e ka as Basha, as Berisha, baza është e shkërmoqur. Baza s’ka besim as te njëra palë as te tjetra, baza do alternativë".



