Protestat pro Palestinës/ Balliu: Jemi shoqëri apatike. Dimni: Qëndrimi i Ramës, turpi më i madh

Protestat pro Palestinës/ Balliu: Jemi shoqëri apatike. Dimni: Qëndrimi i Ramës, turpi më i madh

Dy aktivistët Eriselda Balliu dhe Enton Dimni diskutuan në studion e MCN Informacion mbi protestat pro Palestinës në vendin tonë. Balliu tha se shoqëria shqiptare mbetet apatike, ndërsa Dimni tha se janë të pakta figurat publike që zgjedhin të pozicionohen hapur kundër Izraelit. 

 

Eriselda Balliu 

 

Imazhet e kanë sjellë afër Gazën. Nuk ndihet largësia kur sheh fëmijë që përqafojnë trupat e prindërve të vrarë. Çdo zemër njeriu është prekur nga ato imazhe. 

 

Asnjëherë si tani nuk ka qenë kaq hipokrite politika. Ne mbetemi pak shoqëri apatike. 

 

Enton Dimni 

 

Klithmat e fëmijëve, gjaku i tyre, fëmijë që digjeshin nga bombat e IDF ndërsa flinin në tendë, të gjitha këto të bëjnë që gjaku të të vlojë. Njeriu mendon: a mund të bëj unë diçka: një gjë sado të vogël. Ka shumë njerëz, që edhe pse nuk kanë dalë në protesta e kanë ndier këtë gjë. 

 

Një pjesë e të rinjve janë goxha apatikë. Një pjesë tjetër janë joaktivë. Ajo që i shtyn është një zullum që po rritet e po rritet. Ne ndiejmë pafuqishmërinë. 

 

Qëndrimi proizraelit i Ramës është një turp i madh. Është i vetmi udhëheqës që shkon në Kneset, në këtë gjendje. Shumica e shteteve europiane me në krye Spanjën kanë pasur qëndrim të qartë antigjenocid. Edhe në Amerikë, segmente të caktuara po ngrenë zërin kundër kapjes së shtetit amerikan.

 

Por nga ana tjetër janë shumë të rrallë njerëzit e artit që kanë marrë guximin të ngrenë zërin kundër këtij gjenocidi. Por edhe media. Ka 2-3 gazetarë që kanë filluar të ngrenë zërin. Por janë shumë pak. Diktatura kështu fillon, nga vetëcensuar. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy