Haradinaj, thirrje Kurtit: Tërhiqi sejmenët e tu, mos e përçaj popullin

Haradinaj, thirrje Kurtit: Tërhiqi sejmenët e tu, mos e përçaj popullin

Pas deklaratës së ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili e lidhi protestën e sotme të veteranëve me luftën hibride nga Serbia, ka reaguar kreu i AAK-së Ramush Haradinaj. Ky i fundit i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurtit që t’i tërheqë “sejmenët e tij” dhe të ndalojë përçarjen e ndarjen e popullit. “Pushteti nuk është gjithçka. Albin Kurti, tërhiqi mbrapshtë sejmenët e tu. Lëri njerëzit të protestojnë për të drejtën e tyre dhe mos e ndajë e mos e përçajë popullin. Ato që dikur e ke shfrytëzuar si të drejta per vete, (protestat e demonstratat) mos provo t'ua ndalosh të tjerëve. Nuk ta kanë fajin veteranët, as shoqëria civile, as mediat, as gazetarët e as opozita! Fajin e ke vet që nuk po qeverisë me vendin, por po mundohesh ta sundosh atë. Unë sot jam me të gjithë ata që protestojnë në sheshet e Prishtinës!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy