Deputeti demokrat Edi Paloka, miratimin në parlament të rezolutës antikorrupsion me anë të së cilës pritet krijimi i një komisioni të posaçëm për drejtësinë, e sheh si farsë.
Në një intervistë për MCN Live, ai deklaroi se që në momentin e parë që del Edi Rama dhe thotë do luftojë korrupsionin me rezolutë, është njësoj si të dalë Toto Rina dhe të thotë do luftojë mafian.
Sipas tij, që në këtë moment nuk ka nevojë as të lexoj rezolutë dhe as të di funksionin e komisionit.

Do miratoj nesër një komision dhe askush nga ata që do e votojnë nuk dinë se çfarë funksioni do ketë ky komision.
Për mua thelbi është asgjë që bën Rama nuk mund të miratohet nga opozita, sido që ta paraqesë.
Ne nuk mund të bëheni pjesë e asnjë akti të Edi Ramës.
Që në momentin që dikush do ketë iluzionin që Rama do luftojë korrupsionin dhe ta marrë seriozisht një nismë të tillë është naiv.
Gjithë tufa e hajdutëve qoftë në Bashkinë e Tiranës dhe qeveri, nuk ka asnjë lidhje me Ramën.
Që ky qenka i pastri, nuk di kujt do ia shesë idenë. Se ata që vjedhin nuk kanë lidhje me Ramën.
Madje ky po i dënon një pjesë të tyre, po i çon mbas hekurave, ky është imazhi që do të krijojë, propagandë.
Por shqiptarët e dinë se gjithë koka e korrupsionit në Shqipëri është Edi Rama. Sa të jetë Rama aty do bëjë lëvizje, do heqë ca hajdutë dhe do vërë ca të tjerë.
Mos marrja pjesë në votim, është qëndrim i qartë ne nuk bëhemi pjesë e kësaj farse të Ramës.
A po përpiqet të kontrollojë SPAK? Mendoj se Rama e ka nën kontroll drejtësinë dhe nuk e di se çfarë përpjekje tjetër mund ta bëjë për ta kontrolluar.
Ka një alibi tjetër që po tenton të ndërhyjë Fatmir Xhafa, për të kontrolluar atë pjesë të drejtësisë që po godet Veliajn, por nuk e besoj.
Rama i ka institucionet po i përdor sipas interesit të tij prej kohësh. Nuk e shoh si tentativë për kapjen e drejtësisë këtë institucion.
Rama është gati të burgosë gjithë Partinë Socialiste, vetëm që të mbajë Berishën në masë arresti dhe të thotë që drejtësia nuk është e kontrolluar, kur janë gjithë drejtuesit e PS.
Kur nga ana tjetër është vetëm një, por ai një është gjithë opozita. Ta mohosh korrupsionin dhe vjedhjen do ishte minimumi miopi politike, duke çuar në burg ca si këta të vegjlit, që për Ramën nuk kanë rëndësi politike.
Veliaj vijon të shëtisë botën ndërkohë që ka akuza, ndërsa Sali Berisha që nuk ka akuzë vijon në arrest shtëpie.
Veliaj që lidhet direkt me inceneratorin dhe pesë drejtorët e tij, jo vetëm që nuk ndalohet por shëtit dhe Europën.
Që te shkelja e procedurave çdo njeri duhet të kuptojë se me çfarë kemi të bëjmë.
Që nga mënyra antikushtetuese se si është arrestuar Berisha tregon si po veprohet.



