Pas zgjedhjeve në SHBA, ai e ka parë veten personazh kryesor në fotomontazhet që qarkulluan në rrjetet sociale.
Por përtej fotove dhe memeve të politikanit 73-vjeçar që njihet për miqësinë e ngushtë me Obamën, dikush ka zbuluar një foto të rinisë së tij të hershme.
Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, shfaqet në foto kur ishte vetëm 26 vjeç. Me një këmishë të kuqe dhe një buzëqeshje në fytyrë, ai ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve për sharmin dhe sportivitetin e moshës.
“Joe Biden duket këtu si ai tipi që nuk duhet ta lësh kurrë vetëm me të dashurën tënde”, shkruan dikush.



