Kurti: Hoti në Uashington nënshkroi për një Jugosllavi të katërt

Kurti: Hoti në Uashington nënshkroi për një Jugosllavi të katërt

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka cilësuar si ‘Jugosllavi e katërt’ marrëveshjen që kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti nënshkroi në Uashington me Serbinë.

Kurti është i mendimit se se kjo Jugosllavi e re krijohet përmes zonës së Minishengenit përmes të cilës palës serbe do t’i mundësohet të ketë hegjemoni ekonomike mbi shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë.

“Shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë, në këtë Jugosllavi të Katërt, do të jenë vetëm konsumatorë të mallrave serbe e do të shpresojnë se do të marrin tarifa rrugore prej kamionëve të Serbisë. Sepse prodhuesit tanë do të mbeten të pambrojtur,”- ka thënë Kurti, në një adresim para anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, shkruajnë mediat kosovare.

Ai ka thënë se Avdullah Koti ka nënshkruar koncesionet më të mëdha që Serbisë i janë bërë prej Kosovës që nga paslufta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy