
Me situatë të vështirë po përballen forcat zjarrëfikëse mbrëmjen e sotme në fshatin Zhamë në Lushnjë, ku kodrat e zonës janë përfshirë nga flakët. Në terren ka dalë edhe Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i shoqëruar edhe nga Kryebashkiakja Eriselda Sefa.
Balla thotë se zjarrëfikësit kanë vënë nën kontroll zjarrin, ndërsa nuk rrezikohen banesat.
Njoftimi i Ministrisë së Brendshme:
Zjarri në Zhamë të Lushnjës, ministri Balla mbërrin në terren për të ndjekur nga afër situatën
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka mbërritur në Lushnje për të parë nga afër situatën e krijuar nga një zjarri i madh që ka përfshirë pasditen e sotme kodrat me ullinj në fshatin Zhamë Sektor, Njësia Dushk.
Si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën sipërfaqe të konsiderushme me ullinj, bimësi dhe shkurre, duke rrezikuar edhe banesat.
Dhjetëra forca zjarrëfikëse, punonjës të Policisë dhe administratës së bashkisë janë të angazhuara prej më shumë 4 orësh për vendosjne në kontroll të zjarrit. Aktualisht flakët nuk rrezikojnë banesat përreth.
Strukturat e Komisariatit të Policisë Lushnjë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Zham ka rënë zjarr, bënë të mundur identifikimin dhe shoqërimin në Komisariat të autorit të dyshurar të zjarrvënies.
U shoqërua dhe po kryhen veprimet e mëtjeshme hetimore procedurale për shtetasin R. Z., 58 vjeç, i cili ka ndezur zjarr për të djegur mbeturinat dhe zjarri ka dalë jashtë kontrollit.



