Ndryshe nga sa mendojnë shumë prej atyre që janë në lidhje, beqarët nuk janë të trishtuar dhe as të dëshpëruar në kërkim të shpirtit binjak. Ata janë më të hapur për përvoja të reja dhe më të vendosur. Ky është përfundimi i studimit “Ajo që nuk të kanë thënë kurrë për beqarët”, i kryer nga Shoqata Amerikane e Psikologjisë.
Sipas studimit, beqarët i japin më shumë rëndësi punës dhe kontakteve me prindërit, vëllezërit, motrat, familjarët, miqtë e kolegët. Ata janë më të vendosur dhe më të prirë për të eksperimentuar në sensin e përsosjes së vetvetes.
Në përfundim të studimit përcillet mesazhi: Nuk ka një projekt më të suksesshëm se një tjetër në jetë. Ajo që ka rëndësi është nëse jemi të aftë të gjejmë hapësirat dhe njerëzit që na pranojnë për atë që jemi”.



