Operacionet kirurgjikale në Spitalin Indonezian në Gazën veriore, aty ku aktualisht janë shtruar rreth 250 pacientë, kryhen në hapësira të improvizuara në korridore, thonë mjekët.
Katër sallat e operacionit të spitalit janë plot dhe ekipi i kirurgëve po bën gjithçka për të shpëtuar shumë pacientë të cilët kanë nevojë për operacione urgjente.
“Ne mendojmë për orë, sepse nuk e dimë se kur do të marrim pacientë të rinj”, tha kirurgu Mohammed al-Run.
Spitali në veri të Gazës është i vetmi që vepron në zonë dhe ndodhet direkt në kufi me vijën e parë, shtoi al-Run, raporton La Stampa.
Doktor Moaeen al-Masry thotë se shumë dëme janë shkaktuar në disa njësi në spital gjatë së hënës, duke goditur kabllot elektrike dhe theksoi se karburanti i përdorur për gjeneratorët po mbaron.



