
Psikologia Denata Toçe, në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, komentoi ngjarjet e fundit që tronditën opinionin publik, ku brenda një dite u regjistruan tre vrasje të rënda në vend.
Sipas saj, këto ngjarje tregojnë një problem të thellë kulturor dhe shoqëror, që ka rrënjë në mënyrën si janë ndërtuar vlerat dhe normat në shoqërinë shqiptare.
Është e dhimbshme që sot, pas kaq shumë vitesh tranzicioni, ne vijojmë të kemi norma kulturore të bazuara në dhunë.
Në të treja rastet e fundit shohim se kemi të bëjmë me probleme të shëndetit mendor dhe emocional, por edhe me një trashëgimi kulturore të dhunës, që përcillet brez pas brezi.
Sot shumë individë ende e lidhin mbrojtjen e nderit apo të krenarisë me reagime të dhunshme, të cilat janë “frustrime bazike, instinktive”, që vijnë si pasojë e mungesës së ndërtimit të vlerave të shëndosha dhe të edukimit emocional.
Shoqëria jonë ka dështuar të ndërtojë vlera të qëndrueshme të komunikimit dhe vetëkontrollit.
E përqëndrojmë zgjidhjen, te zgjidhjet vetjake. Sidomos te gjinia mashkullore, që vazhdon akoma të ruhet nderi, si më sheh shtrembër, mbrojtja e nderit dhe krenarisë, vjen me element bazik, frustrime kafshërore, si pasojë e mos ndërtimit të esencës, thelbit të vlerave, dashurisë, sigurisë, që këta persona nuk i kanë patur.
Kemi mungesë diagnostikimi të shumë individëve, që janë kriminelë, që kanë veprime impulsive, që janë nga personalitetet narcistike, paranojake, çrregullieve të personalitetit, skizoide të forta, djali që vret babain se nuk e linte rehat të hante.
Duket si banale, por është gjendje e vazhdueshme që jetojnë në familje, me prindër që mund të jenë të shoqëruara me trauma, problematika emocionale, mungesë empatie, prindër që kanë trashëguar dhunë në familje, nuk janë pasoja rastësosre.



