Hahn në Beograd: Kosova s’është i vetmi kusht drejt BE-së (VIDEO)

Hahn në Beograd: Kosova s’është i vetmi kusht drejt BE-së (VIDEO)

“Kosova nuk është e vetmja çështje, për të cilën duhet të shqetësohet Serbia në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian”. Kështu është shprehur Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn,  gjatë një takimi me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, në Beograd. Hahn i porositi autoritetet e Serbisë se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën nuk është çështja e vetme, pavarësisht rëndësisë që ka duhet të ketë edhe elementë të tjerë për përparimin e saj drejt BE-së.

"Sundimi i ligjit është faktor, i cili përcakton shpejtësinë e procesit të anëtarësimit në BE, por gjithashtu është e rëndësishme që Serbia të jetë më tërheqëse për investitorët e huaj. Cilësia e sistemit gjyqësor siguron besim shtesë dhe mendoj se është në interes të qytetarëve", ka theksuar më tej eurokomisioneri Hahn. Ndërkohë që për presidentin serb, ecuria dhe finalizimi i bisedimeve me Prishtinën nuk janë shumë optimiste.

"Jo  çdo gjë varet nga Serbia", argumentoi më tej qëndrimin e tij Vuçiç, duke theksuar se bisedimet mes dy vendeve të vijojnë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin e gjithë rajonit. "Serbia është gati për kompromis", bëri të ditur Vuçiç.  Por ndërkohë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, konfirmoi me anë të një statusi në "Facebook" mbështetjen e qeverisë amerikane, për intensifikimin e dialogut Kosovë-Serbi dhe domosdoshmërinë e arritjes së marrëveshjes përfundimtare, ligjërisht obliguese. Thaçi tha se Uashingtoni mbështet qëndrimin e Prishtinës se në fakt dialogu dhe Kosova janë e vetmja mënyrë për të hapur dritën jeshile të integrimit të dy vendeve.

"Dialogu dhe marrëveshja përfundimtare janë mënyra e vetme për t’iu hapur rrugë integrimeve euroatlantike për Kosovën dhe për të siguruar paqen dhe stabilitetin afatgjatë në Ballkanin Perëndimor", tha Thaçi përmes një postimi në Facebook.

"Kosova, si gjithmonë, gëzon mbështetjen e palëkundur amerikane edhe në fazën e fundit përfundimtare të këtij procesi të vështirë, por jo të pamundur për t’u përmbyllur me marrëveshje", përfundon mesazhin e tij presidenti  Thaçi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy