Sulm në Somali, raportohet për 32 të vrarë e dhjetëra të plagosur

Sulm në Somali, raportohet për 32 të vrarë e dhjetëra të plagosur

Të paktën 32 persona janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur në një sulm në kryeqytetin somalez Mogadishu.

Gjashtë anëtarë të grupit militant somalez al-Shabaab shënjestruan restorantin në Hotel Beach View duke përdorur një bombë vetëvrasëse, sipas SONNA.

Pesë agresorë u vranë, raportoi SONNA. Është e paqartë se çfarë ka ndodhur me njërin prej agresorëve. Një video i publikuar nga vendi i sulmit tregon civilët që rrethojnë një ambulance, ndërsa njerëzit shtrihen në rërë.

Hassan Farah, një i mbijetuar i sulmit, i tha “Reuters” se ai ndodhej me miqtë e tij në restorant kur ndodhi ngjarja e rëndë.

"Në një sekondë ndodhi diçka si rrufe dhe një shpërthim i madh," tha ai. “Ne ishim të mbuluar me tym. Brenda dhe jashtë restorantit, shumë njerëz ishin shtrirë në dysheme, ndërsa të tjerët ishin të gjakosur dhe duke qarë.”

Al-Shabaab ka marrë përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se ata kishin në shënjestër zyrtarët dhe oficerët somalezë, sipas Grupit të Inteligjencës SITE, i cili gjurmon aktivitetin online të organizatave ekstremiste.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy