Në ankand 32 letra private nga Princesha Diana

Në ankand 32 letra private nga Princesha Diana

Një koleksion i jashtëzakonshëm prej 32 letrash personale të shkruara nga Princesha e Uellsit, Diana Spencer, e njohur nga të gjithë si Lady D, drejtuar dy shoqeve të saj më të ngushta midis viteve 1995 dhe 1996, Susie dhe Tarek Kassem, do të dalë në ankand më 16 shkurt.

Letrat firmosen thjesht: Diana. Në njërën prej tyre shkruhet:

Kërkoj falje që nuk shkova sot në opera. Po kaloj një moment shumë të vështirë, presioni mbi mua është i fortë dhe vjen nga të gjitha anët.

Ndonjëherë është shumë e vështirë të mbaj kokën lart dhe sot jam e gjunjëzuar.

Thjesht do të doja që ky divorc të kalonte sepse kostoja e mundimit është e madhe.

Të shqetësuara për trashëgiminë e këtyre dokumenteve të çmuara që dy motrat Kassem nuk duan t’ua kalojnë fëmijëve të tyre, ato kanë vendosur të shesin letrat dhe t’i përdorin të ardhurat për të mbështetur disa nga bamirësitë, mbështetëse të të cilave janë edhe vetë.

Dasma mbretërore midis Charles të Anglisë dhe Diana Spencer u zhvillua më 29 korrik 1981 në Katedralen e Shën Palit në Londër.

Tashmë korrespondenca mes Dianës dhe Kassems “hedh dritë të re se si e përjetoi princesha këtë proces”, veçanërisht ku Diana shkruan:

Po ta kisha ditur një vit më parë se çfarë do të kisha përjetuar gjatë këtij divorci, nuk do të kisha rënë kurrë dakord. Është e shëmtuar dhe dëshpëruese.

Princesha e Uellsit dhe motrat Kassem u takuan për herë të parë në gusht 1995, gjatë një prej vizitave të shpeshta të princeshës në Spitalin Royal Brompton në Londër.

Motrat Susie dhe Tarek e kanë mbështetur jashtëzakonisht shumë princeshën, siç dëshmohet nga korrespondenca në të cilën Diana shpesh është mirënjohëse për inkurajimin e tyre.

Sipas tabloidëve kryesorë britanikë, 32 letrat dhe shënimet e Princeshës mund të kapnin 90 mijë paund, ose rreth 101 mijë euro me kursin aktual të këmbimit gjatë ankandit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy