Ukraina, Basha: Çmimet drejt rritjes, dy propozimet e PD për të lehtësuar shqiptarët

Ukraina, Basha: Çmimet drejt rritjes, dy propozimet e PD për të lehtësuar shqiptarët

Kryedemokrati Lulzim Basha thotë se në një situatë të rritjes së pritshme të çmimeve si pasojë e agresionit rus ndaj Ukrainës, vështirësitë ku ndodhen familjet shqiptare do të thellohen edhe më shumë.

Prandaj deklaron ai, duhet që menjëherë qeveria të ketë gati një plan masash që të mundësojnë sigurimin e rezervave të mjaftueshme ushqimore, si dhe të përcaktojë mënyrat për t’u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë.

“Për të kompensuar dhe lehtësuar familjet shqiptare në këto kushte, qeveria duhet të rimarrë në shqyrtim dy masa të propozuara nga Partia Demokratike: Uljen e TVSH për ushqimet e shportës nga 20 në 6 % dhe heqjen e menjëhershme të taksës “Rama” mbi karburantin prej 240 lekësh për litër”, shprehet kryedemokrati.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy