Një formulë e dr. Julian De Silva ka përzgjedhur mashkullin më të bukur në botë. Ai është aktori i njohur I Hollivudit, George Clooney.
Aktori 56-vjeçar u zgjodh sipas një formule të quajtur Raporti i Artë Grek i Bukurisë Phi, i cili besohet se është sekreti i përsosmërisë.
Sipas kësaj formule, sa më afër një individ të jetë me numrin 1.618, aq më i përsosur është ai.
Ky numër ka të bëjë me raportet dhe harmoninë e tipareve të fytyrës.
Clooney i afrohet këtij numri në masën 91.86 për qind.
Dr. Da Silva drejton Qendrën për Kozmetikë të Avancuar të Fytyrës dhe Kirurgji Plastike në Londër. Ai përdor teknologjinë kompjuterike për të përcaktuar harmoninë e tipareve të një fytyre.
George Clooney - 91.86 %
Bradley Cooper - 91.80 %
Brad Pitt - 90.51 %
Harry Styles - 89.63 %
David Beckham - 88.96 %
Will Smith - 88.88 %
Idris Elba - 87.93 %
Ryan Gosling - 87.48 %
Zayn Malik - 86.5 %
Jamie Foxx - 85.46 %



