Pas 3 vitesh “pushim”, Maqedonia dhe Greqia rinisin negociatat për çështjen e emrit

Pas 3 vitesh “pushim”, Maqedonia dhe Greqia rinisin negociatat për çështjen e emrit

Rikthehen bisedimet mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit. Ndërmjetësuesi i OKB-së, Methju Nimic, do të presë në një takim në Bruksel sot dhe nesër përfaqësuesit e të dy vendeve: Vasko Naumovski dhe Ademantios Vasilakis.

Siç raporton ALSAT, Nimic ka parashikuar sot të zhvillojë takime me përfaqësuesit e të dy vendeve, ndërsa nesër, në varësi nga progresi i bisedimeve, do të mbahet një takim i përbashkët.

Vetë Nimic në një deklaratë për agjencinë e lajmeve IBNA, është shprehur se pret që të dy vendet t’i tejlakojnë vijat e kuqe të vendosura deri tani.

Përmirësimi i marrëdhënieve dypalëshe mes vendeve ka bërë që procesi i bisedimeve të rifillojë 3 vjet pasi kishte mbetur në vend numëro.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, është shprehur disa herë se tani ka shanse më të mëdha nga më parë që të gjendet një zgjidhje me Greqinë.

Edhe homologu grek, Aleksis Cipras, beson në ecurinë pozitive të bisedimeve, nëse Shkupi vendos të njëjtën gjë.

Ndërsa sipas ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kocias, çështja mund të mbyllet në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.

Edhe zv.ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Hojt Brajan Ji, është optimist për një marrëveshje të re. Ai thotë se çështja për emrin deri më tani është në nivel më të lartë dhe më afër gjetjes së zgjidhjes.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy