I shpallur në kërkim ndërkombëtar për pengmarrje, 33-vjeçari nga Mati arrestohet në Kosovë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për pengmarrje, 33-vjeçari nga Mati arrestohet në Kosovë

Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim nga policia shqiptare për ‘pengmarrje’ është arrestuar në Kosovë. Personi në fjalë me inicialet S. L u arrestua në Suharekë, pas bashkpunimit mes policisë shqiptare dhe asaj kosovare, në një kohë kur 33-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Për këtë shtetas, në datën 08.11.2019, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat, ka caktuar masë sigurimi “Arrest në burg” për veprat penale” Heqja e paligjshme e lirisë” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

“Më datë 17.10.2019, Policia e Komisariatit Mat ka marrë informacion se në lagjen “Pjetër Budi”, në Burrel, po ndodhte një konflikt mes disa personave. Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë nisur hetimet për verifikimin e rastit. Nga hetimet rezultoi se shtetasi S. L., në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, dyshohet se për shkak të një konflikti të hershëm, nën kërcënimin e armës ka marrë me forcë në automjet, një shtetas, dhe më pas e ka dërguar në një banesë në fshatin Batër e Madhe, Burrel.
Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të Policisë së Matit u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i armës së zjarrit tip kallashnikov që ishte përdorur nga këta shtetas.

Interpol Tirana vijon punën për ekstradimin e këtij shtetasi drejt vendit tonë.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy