Ekzekutohet “truri” i atentateve në Francë

Ekzekutohet “truri” i atentateve në Francë

Ekzekutohet truri që organizoi sulmet terroriste në Francë. Lajmi bëhet i ditur nga autoritetet amerikane të cilat bëjnë të ditur se kanë vrarë Rashid Kassim.

Ish-­reperi Rashid Kassim, armiku publik numër një i Francës i njohur për propagandën e tij pro ISIS është goditur nga një dron amerikan në Mosul të Irakut.

Lajmi për vrasjen e tij tashmë po verifikohet nga 007 franceze. Mediat franceze thonë se ky informacion ka ardhur direkt nga CIA.

Kassim është shpallur në kërkim që kur u nis për në Siri në vitin 2012.

Nga viti 2015, nëpërmjet rrjeteve sociale, ai u bënte apel xhihadistëve në Francë që të hidheshin në veprim, u jepte këshilla dhe u siguronte kontaktet me grupet terroriste.

Ai vepronte sidomos me anë të Telegramit, shërbim i kodifikuar postar në internet dhe që preferohet nga xhihadistët pasi është më i blinduar. 

Kassim konsiderohet nxitësi i vrasjes së At Zhak Hamel në kishën franceze të Saint­Étienne­du­Rouvray, pranë Rouenit në korrik të 2016.Ai prej kohësh kërkohej nga shërbimi inteligjent francez. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy