
Djali blu, piktura e famshme në vaj e Thomas Gainsborough, është ekspozuar në Galerinë Kombëtare, 100 vjet pasi u ble dhe u dërgua në SHBA nga një biznesmen amerikan.
Shfaqja e lamtumirës e galerisë së Londrës në vitin 1922 për veprën tërhoqi 90,000 vizitorë.
Kryevepra e vitit 1770 tani është huazuar për një ekspozitë e cila u hap të martën, 100 vjet nga dita që u largua nga Britania.
Galeria e përshkroi portretin si një nga veprat më të famshme të artit në Mbretërinë e Bashkuar.

"Djali blu nuk është vetëm një nga pikturat më të famshme të Gainsborough, por mendoj se është një më të famshmet në artin britanik në tërësi," tha Gabriele Finaldi, drejtori i Galerisë Kombëtare për agjencinë e lajmeve Reuters.
Ai shtoi: "Është një pikturë jashtëzakonisht e bukur, është mahnitëse, prekëse, është pikturuar bukur, është e një lloji jashtëzakonisht romantike".
Piktura përshkruan një djalë të ri - që disa mendojnë se është Jonathan Buttall, djali i një tregtari të pasur - me një kostum blu prej sateni, i vendosur në një peizazh fshati.
Ajo u ble dhe u dërgua në SHBA nga pionieri i hekurudhave Henry Edëards Huntington.
Që atëherë, “Djali Blu” është ekspozuar në Bibliotekën Huntington, Muzeun e Artit dhe Kopshtet Botanik në San Marino, Kaliforni.
Por vitin e kaluar u njoftua se së shpejti do të bënte udhëtimin e kthimit përtej Atlantikut.
Puna tani është e ekspozuar në Londër së bashku me dy piktura të tjera të Gainsborough dhe vepra të artistit flamand Anthony Van Dyck, i cili me sa duket ndikoi në stilin e tij.



