
Dy të dielat e fundit të qershorit janë ditët e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve lokale të vitit të ardhshëm.
Në një prononcim për mediat, kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla, tha se në lidhje me përcaktimin e datës së zgjedhjeve lokale do të respektohet Kodi Zgjedhor.
“Kodi zgjedhor është i qartë, qoftë në mandatin e përfundimit të të zgjedhurve vendorë, qoftë edhe për përcaktimin e sezonit zgjedhor prill-maj qershor, që është zhvilluar dy të dielat e fundit të qershorit. Këto janë dy datat e mundshme të zhvillimit të zgjedhjeve vendore”, tha Balla.
Balla e bëri këtë deklaratë pas një tryeze konsultative të thirrur nga presidenti i Republikës, Ilir Meta, lidhur me datën e zgjedhjeve vendore të 2019-s.



