Baste online, poker e kokainë/ Arrestohen në flagrancë 11 persona në Kombinat

Baste online, poker e kokainë/ Arrestohen në flagrancë 11 persona në Kombinat

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Mashtrimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, të DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Game over”.

Arrestohen në flagrancë 11 shtetas që u kapën në flagrancë duke organizuar lotari të palejuara, në 2 lokale në zonën e Kombinatit, si dhe duke poseduar lëndë narkotike kokainë.

Shpallet në kërkim pronari i njërit prej lokaleve, i cili kishte përshtatur lokalin për organizimin e veprimtarive të paligjshme të lojërave të fatit, si dhe fshihte të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit: F. K., 30 vjeç, Sh. O., 34 vjeç, E. L., 36 vjeç, M. M., 26 vjeç, B. Z., 33 vjeç, E. R., 28 vjeç, A. B., 23 vjeç, S. C., 33 vjeç, H. N., 34 vjeç, E. H., 22 vjeç, dhe V. M., 26 vjeç.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi L. S., 23 vjeç.

Gjatë kontrolleve të ushtruara, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë duke vendosur baste sportive online, duke luajtur poker me çipsa dhe duke konsumuar kokainë, 11 shtetasit e arrestuar.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 tavolinë pokeri dhe çipsa, 18 aparate celulare, shuma të ndryshme parash, si dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

 Vijon puna për kapjen e shtetasit L. S.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy