Ismail Kadare, sërish në listën e pretendentëve për një çmim të madh të letërsisë

Ismail Kadare, sërish në listën e pretendentëve për një çmim të madh të letërsisë

Shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare, është sërish në listën e pretendentëve për një çmim që e ka fituar njëherë në vitin 2005. Libri i tij “Kamarja e turpit” është pretendent për “Man Booker International Prize. Shkrimtari 81-vjeçar e fitoi këtë çmim për herë të parë në vitin 2005. Këtë vit, ai renditet mes shkrimtarëve si izraeliti Amos Oz,  kongolezi Alain Mabanckou, kinezi Yan Lianke, izraeliti David Grossman, gjermani Clemens Meyer etj.

“Kamarja e turpit” është vlerësuar nga kritika si vepra e fundit që kompleton portretin burlesk të Shqipërisë së shek. XIX.

Romani i vendos ngjarjet në një dimër të fillimit të viteve 1800, kur Shqipëria ishte nën thundrën e pushtimit osman. Ai rrëfen historinë e një qyteti të vogël në Kostandinopojë, në sheshin e të cilit priteshin kokat e tradhtarëve. Tre kokat më të rëndësishme zgjojnë interesin dhe habinë e turistëve, gazetarëve, diplomatëve dhe qytetarëve të shqetësuar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy