"Nuk e njohim Kosovën"/ Tahiri: Deklaratat e Vuçiç provokime

"Nuk e njohim Kosovën"/ Tahiri: Deklaratat e Vuçiç provokime

Zëvendëskryeministri i Kosovës,  Besnik Tahiri i ka cilësuar provokime deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiç se   se në prill të vitit 2022, Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Tahiri i ka konsideruar deklaratat e tij si vazhdimësi të provokimeve të vazhdueshme ndaj Kosovës.

“Secili njeri që mendon se ai do të thotë se do të pranojë Kosovën mendoj se ka një dozë të naivitetit politik. Ne nuk merremi me të, me merremi me qëndrimin politik e shtetëror të Kosovës. Ne kemi parimet tona që na udhëheqin në dialogun me Serbinë, i kemi synime tona strategjike në anëtarësimin në BE dhe NATO dhe ruajtjes së marrëdhënieve të mira me BE-në dhe NATO-N”, tha ai.

Sipas tij , kjo deklaratë e Vuçiqit përçon dy mesazhe:

“E para, çon porosinë te faktori ndërkombëtare se Vuçiq nuk është serioz në dialog dhe e ka instrument për tu dukur si politikan i moderuar që e donë paqen dhe marrëveshjen me Kosovën” është shprehur Tahiri.

Mesazhi i dytë që sipas Tahirit rrjedhin nga  deklarata e Vuçiçit lidhet me renda politikën e brendshme të Serbisë, se Vuçiç ka autoritet dhe gjithçka e lidhë me emrin e tij.

Tahiri më tej shtoi se deklaratat e Vuçiçit bëhen kanë për qëllim të nxitin deklarata të ashpra nga liderët e Kosovës, për  ta nxjerrë Kosovën si një vend që nuk e do dialogun.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy