SHBA dhe Britania ndalojnë gazin dhe naftën ruse (VIDEO)

SHBA dhe Britania ndalojnë gazin dhe naftën ruse (VIDEO)

 

Presidenti amerikan, Joe Biden ka vendosur të ndalojë importin e gazit dhe naftës ruse. Vendimi u bë me dije pasditen e së martës nga kreu i Shtëpisë së Bardhë si një masë tjetër e ashpër pas vendimit të Rusisë për të luftuar Ukrainën.

Ne e kemi marrë këtë vendim në konsultim të ngushtë me partnerët tanë në mbarë botën, veçanërisht në Europë. Ne po lëvizim përpara duke kuptuar se shumë nga aleatët tanë europianë nuk i kanë kushtet që të na bashkohen ne. SHBA prodhon më shumë produkte të naftës se të gjitha vendet europiane të marra së bashku. Por ne po punojmë me aleatët për të ndërtuar një strategji të gjatë për të reduktuar varësinë energjetike nga Rusia

Vendimi amerikan është marrë në koordinim me Mbretërinë e Bashkuar dhe me Bashkimin Europian. Londra do të ndërpresë deri në fund të vitit 2022 importin e naftës dhe gazit rus, që përbën rreth 8% të nevoja të brendshme.

Ndërsa Brukseli, në një deklaratë të publikuar të martën, bën me dije se planfikon të reduktojë me 2/3 importin e gazit nga Rusia dhe të eliminojë varësinë përpara vitit 2030.

Një tjetër problem në rritje është edhe strehimi i refugjatëve ukrainas, kur Britania e Madhe po kryeson debatin duke mos shmangur as stigmatizimin e shqiptarëve.

Një zyrtar i qeverisë i tha gazetës “The Telegraph” se ministrat kanë shfaqur shqetësime për vendimin e Irlandës për t’i ofruar ukrainasve strehim për tre vite pa nevojën e një vize. Sipas tyre, kjo politikë e dyerve të hapura krijon problem për Londrën për shkak të Zonës së Përbashkët së Udhëtimit.

“Ne kemi parë më parë emigrantët nga Shqipëria që kanë ardhur nga Dublini në Liverpul dhe tashmë kanë krijuar një rrugë të kartelit të drogës”, janë shprehur ministrat britanikë, citon “The Telegraph”.

Qëndrim që ka nxitur të njëjtin reagim stigmatizues ndaj shqiptarëve edhe nga opozita në vend, e cila e konsideron të ulët krahasimin e konservatorëve të grave dhe fëmijëve ukrainas me drejtuesit shqiptar të drogës.

Sipas Kombeve të Bashkuara, numri i përgjithshëm i të zhvendosurve ukrainas ka kaluar 1.7 milion.

Në ditën e 13-të të sulmit rus, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës njofton se trupat ukrainase po vazhdojnë të mbrohen në sektorët jugorë, lindorë dhe veriorë dhe se kryeqyteti Kiev dhe qyteti verior i Çernihivit janë ende në duart e Ukrainës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy