“Nuk ia fal për 7 breza”, çfarë doli nga përgjimet e Erion Veliajt

“Nuk ia fal për 7 breza”, çfarë doli nga përgjimet e Erion Veliajt

Në studion e emisionit “të Paekspozuarit”, gazetarja Klodiana Lala dha disa detaje në lidhje me akuzën e re që është ngritur ndaj kryebashkiakut të Tiranës.

Në momentin që u transferua nga burgu në Apelin e Posaçëm ka bërë një telefonatë me telefonin e një prej punonjësve të policisë. SPAK e ka përgjuar se po përgjonte telefonin e zonjës Xoxa dhe njëra nga thirrjet ishte me të.

Personi që i ka dhënë telefonit ka pranuar se ia ka dhënë, duke e parë si njeri shumë të pushtetshëm. Ky ka qenë konteksti. Është një oficer me disa vite pune. Ka nisur një hetim për grupin e gatshëm dhe ndaj Veliajt është ngritur një akuzë e re, akuza e futjes dhe mbajtjes së sendeve të paligjshme, që dënohet me 5-10 vite burgim. Sot Veliaj ka dhënë shpjegime në lidhje me këtë akuzë të re. I gjithë grupi është nën hetim për shpërdorim detyre.

Sipas Lalës, në një nga bisedat e përgjuara të Veliajt flitet për ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja.

Ka thënë për zotin Manja se le ta mbajë sa të dojë Rama, unë nuk do t’ia fal për 7 breza.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy