
Raketa SpaceX Falcon 9 me katër qytetarë të zakonshëm u nis të mërkurën mbrëma nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida.
Fluturimi, pa astronautë profesionistë pritet të zgjasë rreth tre ditë nga ngritja deri në uljen në oqeanin Atlantik.

Pasagjerët do të kalojnë tre ditë në bordin e kapsulës 13 metra të gjerë Crew Dragon në orbitë në një lartësi prej 350 560 kilometrash.
Kjo është hera e parë në 60 vite fluturime në hapësirë që asnjë astronaut profesionist të mos jetë në bordin e një rakete.
Katër turistët janë: Jared Isaacman 38 vjeç, i cili financoi udhëtimin, Hayley Arceeaux 29 vjeç, Chris Sembroski 42 vjeç dhe Sian Proctor 51 vjeç.

Sidoqoftë, sistemet kompjuterike në bord do të jenë në kontroll të kapsulës së tyre Dragon, të mbikëqyrur nga ekipet e SpaceX në terren.
Është një "fluturim falas" në një lartësi të synuar prej 575 km (360 milje). Kjo është rreth 150 km mbi laboratorin orbital, dhe afërsisht lartësinë nga ku teleskopi hapësinor Hubble shikon kozmosin.
SpaceX dhe Inspiration4 e kanë përshkruar nisjen e së mërkurës si "misioni i parë civil në orbitë".





