Nano: Komisioni Hetimor për “Beketin” është vetëm show, nuk synon të vërtetën (VIDEO)

Nano: Komisioni Hetimor për “Beketin” është vetëm show, nuk synon të vërtetën (VIDEO)

Kërkesa e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor për “dosjen Beketi”, sipas gazetarit Mustafa Nano nuk synon të vërtetën, por është vetëm show.

Nga studio e lajmeve të MCN TV, Nano tha se procesi është i mbyllur, ndërkohë që akuzoi opozitën për faktin që nuk foli gjatë fushatës për çështjen Beketi.

Pjesë nga intervista:

Z. Nano, PS nuk pranoi sot të ngrinte komisionin hetimor të kërkuar nga PD për dosjen Beketi. Cilat janë arsyet sipas jush, veçse atyre që dëgjuam nga z. Balla?

Nano: Ky shpjegim më duket absurd, pse kërcënohet interesi i Shqipërisë? Procesin unë e quaj të mbyllur. Më duket se maxhoranca po kërkon kohë për një komision parlamentar hetimi. Ashtu s’më duket normale kjo kërkesë e opozitës. Nuk e kuptoj pse opozita nuk e përmendi këtë gjatë fushatës. Këto komisione hetimi mua nuk ma mbushin mendjen, nuk synojnë të vërtetën, por vetëm shoën.

Çipa: Janë dy aspekte, i pari lidhet me dëmin financiar dhe dikush duhet të japë llogari. Duhej të ishte mirëllogaritur. Ky proces i ka kaluar nivelet e gjykimit dhe beteja është e humbur dhe meriton ndërshkim politik. Për s ai përket faktit pse opozita e rikthen ndaj të njëjtin mendim me Nanon, i duhet një kauzë opozitës në marrëdhënie me kundërshtarët.

Për të dy, duke mbetur tek raportet PD-PS. Mendoni se mund të ketë realisht një kërkesë për Pazar, që demokratët të pranojnë zgjatjen e vetiung në këmbim të ndarjes së re të territorit?

Nano: Nëse do ishte e vërtetë nuk do ishte Pazar, janë llogari politike. Por nuk kam informacion nëse kjo është e vërtetë. Në opinionin tim Basha nuk ka bërë pazare por zgjedhje shumë të gabuara, ka humbur zgjedhjet, është një dështak.

Çipa: Politika në demokraci është akt i marrëveshjeve. Basha është renditur si humbës politik, por vetingu është një kërkesë. Faktori ndërkombëtar do ketë një rol më potent në ditët e ardhshme. Ka një kërkesë që pritet të shqyrtohet për 5 bashki në vend dhe nëse do jetë pro opozitës duhen përshpejtuar zgjedhjet administrative.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy