Shuhen të gjitha vatrat e zjarrit në vend, në monitorim situata në grumbullimin e plehrave në Elbasan

Shuhen të gjitha vatrat e zjarrit në vend, në monitorim situata në grumbullimin e plehrave në Elbasan

Shuhen të gjitha vatrat zjarrit në vend. Lajmin e ka bërë me dije Ministri Niko Peleshi i cili theksoi se pas angazhimit maksimal, edhe zjarri që përfshiu vendgrumbullimin e mbetjeve urbane, në Elbasan u shua plotësisht.

Ai tha se situata po monitorohet nga forcat zjarrfikëse të bashkisë së këtij qyteti.

Të shtata vatrat e zjarrit që ditën e djeshme përfshinë zona të ndryshme të vendit janë shuar dhe aktualisht nuk kemi asnjë vatër aktive në vend, pavarësisht temperaturave të larta. Në fshatin Krastë, në bashkinë e Krujës, të gjitha vatrat që ishin aktive janë shuar.

Puna intensive dhe angazhimi maksimal bëri të mundur shuarjen përfundimtare të flakëve edhe në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane, në Elbasan. Situata po monitorohet nga forcat e zjarrfikëses së bashkisë së këtij qyteti. Të gjithë strukturat e mbrojtjes civile në nivel vendor dhe qendror mbeten në gatishmëri të plotë.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy