Gazetarja ruse që protestoi kundër luftës: Kam frikë për vete dhe fëmijët e mi

Gazetarja ruse që protestoi kundër luftës: Kam frikë për vete dhe fëmijët e mi

Gazetarja ruse Marina Ovsyannikova, e cila protestoi në transmetim live gjatë edicionit të lajmeve në televizionin Channel 1, kundër luftës shpreh frikë për vete dhe fëmijët e saj.

E ftuar në emisionin “Che Tempo Che Fa” në Rai 3, Ovsyannikova, e cila protestoi me banderolë në duar më 14 mars në edicionin e lajmeve, rrezikon të përballet me një dënim me 15 vjet burg, teksa seanca ndaj saj është caktuar në prill.

Jam e frikësuar për veten time dhe fëmijët e mi. Tashmë informacioni në Rusi është vërtet i kufizuar, sepse të gjitha mediat opozitare janë të bllokuara, ose të mbyllura dhe e njëjta gjë vlen edhe për rrjetet sociale. Aktualisht, rusët nuk dinë ku të gjejnë informacione të vërteta, sepse kanë në dispozicion vetëm kanale shtetërore. Ndihem i vetmuar, sepse pas këtij incidenti në televizion nuk më ka telefonuar askush, vetëm një person më ka shkruar dhe më ka dërguar fjalë mbështetjeje, por nga njerëzit më të afërt nuk më ka telefonuar askush. Lajmet në Rusi transmetohen tashmë me një minutë vonesë.

Kështu tha gazetarja, duke bërë me dije se një vendim i tillë vjen pas banderolës së shfaqur prej saj gjatë edicionit të lajmeve.

Sipas anketave të fundit, 50% e popullsisë ruse e mbështet luftën në Ukrainë dhe 50% është kundër dhe këto janë sondazhe të pavarura. Por nëse shikojmë sondazhet e kryera nga qendrat kombëtare, tabloja është e ndryshme dhe ne. Po flasin për 70% në favor të kësaj ndërhyrjeje, por duhet të kujtojmë se ata janë njerëz të cilëve u është shpëlarë truri nga propaganda kombëtare. Nga mëngjesi në mbrëmje kemi shfaqje politike ku flitet keq për Ukrainën dhe ku thuhet se ky vend duhet të zhduket.  

Sipas saj, sanksionet godasin rëndë jo vetëm oligarkët, por të gjithë rusët, madje edhe shtresën e mesme që shikon nga perëndimi.

Rusofobia është në kulmin e saj. Dhe kjo gjendje shpirtërore mund të provokojë një reagim të kundërt. Ne kemi nevojë për dialog, ndoshta përmes kulturës. Për këtë arsye Mendoj se është një qasje e gabuar për të censuruar gjërat që i përkasin kulturës ruse. Përgjegjësia për agresionin rus është e vetëm një personi, Vladimir Putin. Im atë është ukrainas dhe ime më është ruse dhe nuk kanë qenë kurrë armiq.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy